Kalokontrollin.
Qendra e kontrollimit teknik në Prizren, për vetura, motoçikleta, autobusë dhe kamionë.
Frenat
Matje në stendë për çdo rrotë: forca e frenimit, dallimi majtas–djathtas, freni i dorës dhe sistemi me ajër te automjetet e rënda.
Ndriçimi
Rregullimi i lartësisë së fenerëve, sinjalet, dritat e frenimit, të kthimit dhe ato të gabaritit te kamionët.
Gazrat
Matja e emisioneve për motorët me benzinë dhe naftë, bashkë me gjendjen e sistemit të shkarkimit dhe nivelin e zhurmës.
Pezullimi
Amortizatorët, kokat e drejtimit, luhatja në timon dhe gjendja e shasisë, të matura në pllakat e lëvizshme.
Gomat
Thellësia e profilit, dëmtimet anësore, fiksimi i rrotave dhe korrozioni në pikat mbajtëse të automjetit.
Çdo automjet
në një vend
Hapësirë manovrimi direkt nga magjistralja. Për automjete të rënda, na telefononi para se të niseni që linja të jetë e lirë.
Merrni me vete
Lejen e qarkullimit, letërnjoftimin ose patentën, dhe policën e sigurimit. Kamionët dhe rimorkiot sillini pa ngarkesë.
Ju presim
ORARI
E hënë – e premte
08:00 – 16:00
ADRESA
Magjistralja Prizren–Vermicë,
përballë Bau Market, Prizren
Hape hartën